Albanian Bible

Eksodi 5

Eksodi

Return to Index

Chapter 6

1

  Zoti i tha Moisiut: "Tani ke pėr tė parė ēfarė kam pėr t`i bėrė Faraonit; sepse i detyruar nga njė dorė e fuqishme ai do t`i lėrė tė shkojnė; po, i detyruar nga njė dorė e fuqishme do t`i dėbojė nga vendi i tij". 

2

  Pastaj Zoti i foli Moisiut dhe i tha: "Unė jam Zoti, 

3

  dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perėndi i plotfuqishėm; por ata nuk mė kishin njohur kurrė me emrin tim, Zot. 

4

  Kam caktuar gjithashtu besėlidhjen time me ta, duke u premtuar se do t`u jap vendin e Kanaanit, vendin ku qėndruan si tė huaj. 

5

  Dėgjova edhe kujėn e bijve tė Izraelit qė Egjiptasit i mbajnė nė skllavėri dhe m`u kujtua besėlidhja ime. 

6

  Prandaj u thuaj bijve tė Izraelit: "Unė jam Zoti; do t`ju heq nga punėt e rėnda qė ju kanė imponuar Egjiptasit, do t`ju ēliroj nga skllavėrimi i tyre dhe do t`ju ēliroj me krah tė shtrirė dhe ndėshkime tė mėdha. 

7

  Do t`ju marr si popullin tim, dhe do tė jem Perėndia juaj; dhe ju do tė mėsoni qė unė jam Zoti, Perėndia juaj, qė ju heq nga punėt e rėnda tė imponuara nga Egjiptasit. 

8

  Dhe do t`ju bėj tė hyni nė vendin, qė u betova t`i jap Abrahamit, Isakut dhe Jakobit; dhe do t`jua jap atė nė trashėgimi. Unė jam Zoti"". 

9

  Kėshtu u foli Moisiu bijve tė Izraelit; por ata nuk ia vunė veshin Moisiut, nga shkaku i ankthit dhe i skllavėrise sė rėndė. 

10

  Zoti i foli edhe mė Moisiut, duke i thėnė: 

11

  "Shko, foli Faraonit, mbretit tė Egjiptit, qė tė lejojė bijtė e Izraelit tė dalin nga vendi i tij". 

12

  Por Moisiu foli pėrpara Zotit dhe i tha: "Ja, bijtė e Izraelit nuk mė dėgjuan; si mundet Faraoni tė mė dėgjojė mua, qė jam i parrethprerė nė buzė?". 

13

  Por Zoti i foli Moisiut dhe Aaronit dhe i urdhėroi tė shkonin te bijtė e Izraelit dhe te Faraoni mbret i Egjiptit, me qėllim qė t`i nxirrnin bijtė e Izraelit nga vendi i Egjiptit. 

14

  Kėta janė kryetarėt e familjeve tė tyre. Bijtė e Rubenit, tė parėlindurit tė Izraelit qenė: Hanoku dhe Pallu, Hetsroni dhe Karmi. Kėto qenė familjet e Rubenit. 

15

  Bijtė e Simeonit qenė: Jemueli, Jamini, Ohadi, Jakini, Tsohari dhe Sauli, bir i Kananeases. Kėto qenė familjet e Simeonit. 

16

  Kėta janė emrat e bijve tė Levit, sipas brezave tė tyre: Gershomi, Kehathi dhe Merari. Levi jetoi njėqind e tridhjetė e shtatė vjet. 

17

  Bijtė e Gershomit qenė: Libni dhe Shimej, bashkė me familjet e tyre. 

18

  Bijtė e Kehathit qenė: Amrami, Jitshari, Hebroni dhe Ucieli. Kehathi jetoi njėqind e tridhjetė e tre vjet. 

19

  Bijtė e Merarit qenė: Mahli dhe Mushi. Kėto qenė edhe familjet e Levitėve sipas brezave tė tyre. 

20

  Amrami mori pėr grua Jokebedėn, motrėn e atit tė tij; dhe ajo i lindi Aaronin dhe Moisiun. Amrami jetoi njėqind e tridhjetė e shtatė vjet. 

21

  Bijtė e Itsharit qenė: Koreu, Nefegu dhe Zikri. 

22

  Bijtė e Ucielit qenė: Mishaeli, Eltsafani dhe Sitri. 

23

  Aaroni mori pėr grua Elishebėn, tė bijėn e Aminadabit dhe motėr e Nahashonit; dhe ajo i lindi Nadabin, Abihun, Eleazarin dhe Ithamarin. 

24

  Bijtė e Koreut qenė: Asiri, Elkanahu dhe Abiasafi. Kėto qenė familjet e Koreut. 

25

  Eleazari, bir i Aaronit, mori pėr grua njė nga bijat e Putielit; dhe ajo i lindi Fineasin. Kėta qenė tė parėt e etėrve tė Levitėve nė familjet e tyre. 

26

  Dhe kėta janė vet Aaroni dhe Moisiu, tė cilėve Zoti u tha: "Nxirrini bijtė e Izraelit nga vendi i Egjiptit, sipas rendit tė tyre". 

27

  Kėta janė ata qė i folėn Faraonit mbretit tė Egjiptit pėr tė nxjerrė bijtė e Izraelit nga Egjipti; ata janė vetė Moisiu dhe Aaroni. 

28

  Por erdhi dita kur Zoti i foli Moisiut nė vendin e Egjiptit, 

29

  kur Zoti iu drejtua Moisiut dhe i tha: "Unė jam Zoti! Thuaji Faraonit, mbretit tė Egjiptit, tėrė ato qė po tė them". 

30

  Atėherė Moisiu u pėrgjigj kėshtu para Zotit: "Ja, unė jam i parrethprerė nė buzė; prandaj si mund tė mė dėgjojė Faraoni?". 

Eksodi 7

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: