Albanian Bible

Numrat 13

Numrat

Return to Index

Chapter 14

1

  Atėherė tėrė asambleja ngriti zėrin dhe filloi tė bėrtasė; dhe atė natė populli qau. 

2

  Dhe tė gjithė bijtė e Izraelit murmurisnin kundėr Moisiut dhe kundėr Aaronit dhe tėrė asambleja u tha atyre: "Sikur tė kishim vdekur nė vendin e Egjiptit ose tė kishim vdekur nė kėtė shkretėtirė! 

3

  Pse Zoti na ēon nė kėtė vend qė tė biem nga goditja e shpatave? Gratė dhe fėmijėt tanė do tė bėhen pre e armikut. A nuk do tė ishte mė mirė pėr ne tė kthehemi nė Egjipt?". 

4

  Dhe i thanė njėri tjetrit: "Tė zgjedhim njė kryetar dhe tė kthehemi nė Egjipt!". 

5

  Atėherė Moisiu dhe Aaroni ranė pėrmbys pėrpara tėrė asamblesė sė mbledhur tė bijve tė Izraelit. 

6

  Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jenufehut, qė ishin ndėr ata qė kishin vėzhguar vendin, grisėn rrobat e tyre, 

7

  dhe i folėn kėshtu asamblesė sė bijve tė Izraelit: "Vendi qė kemi pėrshkuar pėr ta vėzhguar ėshtė njė vend i mirė, shumė i mirė. 

8

  Nė rast se Zoti kėnaqet me ne, do tė na ēojė nė kėtė vend dhe do tė na japė neve, "njė vend ku rrjedh qumėsht dhe mjaltė". 

9

  Vetėm mos ngrini krye kundėr Zotit dhe mos kini frikė nga populli i vendit, sepse ai do tė jetė ushqimi ynė; mbrojtja e tyre ėshtė larguar nga ata dhe Zoti ėshtė me ne; mos kini frikė nga ata". 

10

  Atėherė tėrė asambleja foli pėr t`i vrarė me gurė; por lavdia e Zotit iu shfaq nė ēadrėn e mbledhjes tėrė bijve tė Izraelit. 

11

  Pastaj Zoti i tha Moisiut: "Deri kur do tė mė pėrēmojė ky popull? Dhe deri kur do tė refuzojnė tė besojnė pas gjithė atyre mrekullive qė kam bėrė nė mes tė tyre? 

12

  Unė do ta godas me murtajė dhe do ta shkatėrroj, por do tė bėj prej teje njė komb mė tė madh dhe mė tė fuqishėm se ai". 

13

  Moisiu i tha Zotit: "Por do ta dėgjojnė Egjiptasit, nga mesi i tė cilėve e ke ngritur kėtė popull pėr fuqinė tėnde, 

14

  dhe do t`ia bėjnė tė ditur banorėve tė kėtij vendi. Ata kanė dėgjuar qė ti, o Zot, je nė mes tė kėtij populli, i shfaqesh atij sy pėr sy, qė reja jote qėndron mbi ta dhe qė ecėn para tyre ditėn nė njė kolonė reje dhe natėn nė njė kolonė tė zjarrtė. 

15

  Tani nė se e bėn kėtė popull tė vdesė si njė njeri tė vetėm, kombet qė kanė dėgjuar namin tėnd do tė flasin, duke thėnė: 

16

  "Me qenė se Zoti nuk ka qenė i zoti ta futė kėtė popull nė vendin qė ishte betuar t`i jepte, e vrau nė shkretėtirė". 

17

  Por tani, tė lutem, le tė shfaqet fuqia e Zotit tim nė madhėshtinė e saj, ashtu si fole duke thėnė: 

18

  "Zoti ėshtė i ngadaltė nė zemėrim dhe i madh nė mėshirė; ai fal padrejtėsinė dhe mėkatin, por nuk lė pa ndėshkuar fajtorin, duke dėnuar paudhėsinė e etėrve te bijtė, deri nė brezin e tretė ose tė katėrt". 

19

  Fale paudhėsinė e kėtij populli, me madhėshtinė e mėshirės sate, ashtu siē e ke falur kėtė popull nga Egjipti deri kėtu". 

20

  Atėherė Zoti tha: "Unė fal, ashtu si kėrkove ti; 

21

  por, ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė jetoj, e gjithė toka do tė jetė plot me lavdinė e Zotit, 

22

  dhe tėrė kėta njerėz qė kanė parė lavdinė time dhe mrekullitė qė kam bėrė nė Egjipt e nė shkretėtirė, dhe mė kanė tunduar dhjetė herė dhe nuk e kanė dėgjuar zėrin tim, 

23

  me siguri nuk kanė pėr ta parė vendin qė u betova t`u jap etėrve tė tyre. Askush nga ata qė mė kanė pėrēmuar nuk ka pėr ta parė; 

24

  por shėrbėtorin tim Kaleb, duke qenė se veproi i shtyrė nga njė frymė tjetėr e mė ka ndjekur plotėsisht, unė do ta fus nė vendin ku ka shkuar; dhe pasardhėsit e tij do ta zotėrojnė. 

25

  Amalekitėt dhe Kananejtė banojnė nė luginė, nesėr kthehuni prapa dhe nisuni drejt shkretėtirės, nė drejtim tė Detit tė Kuq". 

26

  Zoti u foli akoma Moisiut dhe Aaronit, duke u thėnė: 

27

  "Deri kur do tė duroj kėtė asamble tė keqe qė murmurit kundėr meje? Unė dėgjova murmuritjet qė bėjnė bijtė e Izraelit kundėr meje. 

28

  U thuaj atyre: Ashtu siē ėshtė e vėrtetė qė unė jetoj, thotė Zoti, unė do t`ju bėj atė qė kam dėgjuar prej jush. 

29

  Kufomat tuaja do tė bien nė kėtė shkretėtirė; ju tė gjithė qė jeni regjistruar, nga mosha njėzet vjeē e lart, dhe qė keni murmuritur kundėr meje, 

30

  nuk do tė hyni me siguri nė vendin ku u betova se do tė banoni, me pėrjashtim tė Kalebit, birit tė Jefunehut, dhe tė Jozueut, birit tė Nunit. 

31

  Tė vegjlit tuaj pėrkundrazi, qė ju thatė se do tė ishin viktima tė armiqve, do t`i fus; dhe ata do tė njohin vendin qė ju keni pėrēmuar. 

32

  Por sa pėr ju, kufomat tuaja do tė bien nė kėtė shkretėtirė. 

33

  Dhe bijtė tuaj do tė kullosin kopetė nė shkretėtirė dyzet vjet me radhė dhe do tė mbajnė ndėshkimin pėr pabesitė tuaja, deri sa tė treten kufomat tuaja nė shkretėtirė. 

34

  Nė bazė tė numrit tė ditėve qė keni pėrdorur pėr tė vėzhguar vendin, domethėnė dyzet ditė, pėr ēdo ditė do tė mbani fajin tuaj njė vit, gjithsej, pra, dyzet vjet; dhe kėshtu do tė kuptoni se ē`do tė thotė qė unė jam tėrhequr nga ju. 

35

  Unė, Zoti, fola; me siguri, kėshtu do tė veproj kundėr gjithė kėsaj asambleje tė keqe qė u mblodh kundėr meje; nė kėtė shkretėtirė do tė treten dhe kėtu do tė vdesin". 

36

  Njerėzit qė Moisiu kishte dėrguar pėr tė vėzhguar vendin, mbas kthimit tė tyre e kishin shtyrė tėrė asamblenė tė murmuriste kundėr tij, duke paraqitur njė raport tė keq pėr vendin, 

37

  ata njerėz, qė kishin pėrpiluar raportin e keq pėr vendin, vdiqėn nga njė plagė pėrpara Zotit. 

38

  Por Jozueu, bir i Nunit, dhe Kalebi, bir i Jefunehut, mbetėn tė gjallė midis gjithė atyre qė kishin shkuar tė vėzhgonin vendin. 

39

  Atėherė Moisiu u njoftoi kėto fjalė tėrė bijve tė Izraelit, dhe populli ndjeu njė dhimbje tė thellė. 

40

  U ngritėn herėt nė mėngjes dhe u ngjitėn nė majė tė malit, duke thėnė: "Ja ku jemi; ne do tė ngjitemi nė vendin pėr tė cilin na foli Zoti, sepse kemi mėkatuar". 

41

  Por Moisiu tha: "Pse e shkelni urdhrin e Zotit? Nuk ka pėr t`ju dalė mbarė. 

42

  Mos u ngjitni, sepse do t`ju mundin armiqtė tuaj, Zoti nuk ėshtė nė mes jush. 

43

  Para jush nė fakt ndodhen Amalekitėt dhe Kananejtė, dhe ju do tė rrėzoheni nga shpatat e tyre; sepse jeni larguar nga rruga e Zotit, Zoti nuk do tė jetė me ju". 

44

  Me gjithė atė ata patėn guximin tė ngjiten nė majė tė malit; por arka e besėlidhjes sė Zotit dhe Moisiu nuk lėvizėn nga mesi i kampit. 

45

  Atėherė Amalekitėt dhe Kananejtė, qė banonin mbi kėtė mal, zbritėn poshtė, i thyen dhe i vunė pėrpara deri nė Hormah. 

Numrat 15

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: