Albanian Bible

1 i Samuelit 9

1 i Samuelit

Return to Index

Chapter 10

1

  Atėherė Samueli mori njė enė tė vogėl me vaj dhe e derdhi mbi kokėn e tij; pastaj e puthi dhe tha: "A nuk tė ka vajosur Zoti si kreu i trashėgimisė sė tij? 

2

  Sot, kur tė ikėsh nga unė, do tė gjesh dy njerėz pranė varrit tė Rakelės nė kufirin e Beniaminit, nė Tseltsah. Ata do tė thonė: Gomaret qė shkove tė kėrkosh u gjetėn; tani yt atė nuk shqetėsohet pėr gomaret, por pėr ju, dhe thotė: "Ēfarė duhet tė bėj pėr birin tim?". 

3

  Pastaj ti do ta kalosh atė vend dhe do tė arrish nė lisin e Taborit; aty do tė takosh tre njerėz qė shkojnė pėr tė adhuruar Perėndinė nė Bethel: njėri do tė mbajė tre keca, tjetri tri bukė dhe i treti njė calik me verė. 

4

  Ata do tė tė pėrshėndetin dhe do tė tė japin dy bukė, qė do t`i marrėsh nga duart e tyre. 

5

  Pastaj ti do tė arrish nė kodrinėn e Perėndisė, ku gjendet garnizoni i Filistejve; dhe kėtu, duke arritur nė qytet, do tė takosh njė grup profetėsh qė do tė zbresin nga vendi i lartė, tė paraprirė nga njė harpė, njė dajre, njė fyell dhe njė qeste, dhe qė do tė bėjnė profeci. 

6

  Atėherė Fryma e Zotit do tė tė ngarkojė tė bėsh profeci me ta, dhe do tė shndėrrohesh nė njė njeri tjetėr. 

7

  Kur kėto shenja do tė realizohen, bėj atė qė rasti kėrkon, sepse Perėndia ėshtė me ty. 

8

  Pastaj ti do tė zbresėsh para meje nė Gilgal: dhe ja, unė do tė zbres te ti pėr tė ofruar olokauste dhe pėr tė kryer flijime falenderimi. Ti do tė presėsh shtatė ditė deri sa unė tė vij te ti dhe tė tė them ēfarė duhet tė bėsh". 

9

  Sapo ktheu kurrizin pėr tė lėnė Samuelin, Perėndia ia ndėrroi zemrėn nė njė tjetėr, dhe tėrė ato shenja u realizuan po atė ditė. 

10

  Sapo arritėn atje nė kodėr, njė grup profetėsh i doli pėrpara; atėherė ai u ngarkua nga Fryma e Perėndisė dhe filloi tė bėjė profeci nė mes tyre. 

11

  Atėherė tėrė ata qė e kishin njohur mė parė, duke parė qė profetizonte bashkė me profetėt, i thonin njerė tjetrit: "Ēfarė i ka ndodhur birit tė Kishit? Éshtė edhe Sauli midis profetėve?". 

12

  Pastaj njė vendas u pėrgjegj, duke thėnė: "Po kush ėshtė ati i tyre?". Pėr kėtė arėsye u bė proverb thėnia: "Éshtė edhe Sauli midis prefetėve?". 

13

  Me tė mbaruar profecitė, Sauli u drejtua nė vendin e lartė. 

14

  Pastaj ungji i Saulit e pyeti atė dhe shėrbėtorin e tij: "Ku keni vajtur?". Ai u pėrgjegj: "Tė kėrkojmė gomaret, por, duke parė se nuk ishin, shkuam te Samueli". 

15

  Ungji i Saulit shtoi: "Mė trego, tė lutem, ēfarė ju tha Samueli". 

16

  Kėshtu iu pėrgjegj Sauli ungjit tė tij: "Ai na siguroi qė gomaret i kishin gjetur". Por nuk tha asgjė lidhur me atė qė Samueli kishte thėnė pėr mbretėrinė. 

17

  Pastaj Samueli mblodhi popullin para Zotit nė Mitspah, 

18

  dhe u tha bijve tė Izraelit: "Kėshtu thotė Zoti, Perėndia i Izraelit: "Unė e nxora Izraelin nga Egjipti dhe ju ēlirova nga duart e Egjiptasve dhe nga duart e tė gjitha mbretėrve qė ju shtypnin". 

19

  Por sot ju keni hedhur poshtė Perėndinė tuaj qė ju ka shpėtuar nga fatkeqėsitė dhe mundimet tuaja dhe i thoni: "Cakto njė mbret mbi ne!". Prandaj paraqituni para Zotit sipas fiseve dhe sipas mijėshėve". 

20

  Pastaj Samueli afroi tėrė fiset e Izraelit, dhe u zgjodh fisi i Beniaminit. 

21

  Pas kėsaj afroi fisin e Beniaminit sipas familjeve tė tij dhe u zgjodh familja e Matrit. Pastaj u zgjodh Sauli, bir i Kishit; e kėrkuan, por nuk e gjetėn. 

22

  Atėherė u kėshilluan pėrsėri me Zotin: "A ndodhet tanimė kėtu?". Zoti u pėrgjegj: "Ja ku ėshtė fshehur midis bagazheve". 

23

  Vrapuan ta nxjerrin qė andej; kėshtu ai u paraqit para popullit, dhe ishte mė i lartė se gjithė njerėzit nga supi e lart. 

24

  Pastaj Samueli i tha tėrė popullit: "E shihni atė qė ka zgjedhur Zoti? Nuk ka asnjė si ai nė tėrė popullin. Kėshtu tėrė populli lėshoi britma gėzimi dhe thirri: "Rroftė mbreti!". 

25

  Atėherė Samueli i paraqiti popullit tė drejtat e mbretėrisė dhe i shkroi nė njė libėr, qė vendosi pėrpara Zotit. Pas kėsaj Samueli ktheu tėrė popullin, secili shkoi nė shtėpinė e tij. 

26

  Edhe Samueli shkoi nė shtėpinė e tij nė Gibeah, dhe me tė shkuan njerėz trima, tė cilėve Perėndia u kish prekur zemrėn. 

27

  Por disa njerėz qė nuk vlenin asgjė thanė: "Si mund tė na shpėtojė ky njeri?". Kėshtu e pėrēmuan dhe nuk i bėnė asnjė dhuratė. Por ai nuk tha asnjė fjalė. 

1 i Samuelit 11

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: