Albanian Bible

Jeremia 43

Jeremia

Return to Index

Chapter 44

1

  Fjala qė iu drejtua Jeremias lidhur me gjithė Judejtė qė banonin nė vendin e Egjiptit, qė banonin nė Migdol, nė Tahpanhes, nė Nof dhe nė vendin e Pathrosit, duke thėnė: 

2

  "Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Ju keni parė gjithė tė keqen qė i solla Jeruzalemit dhe tėrė qyteteve tė Judės; ja, sot janė njė shkreti dhe askush nuk banon nė to, 

3

  pėr shkak tė ligėsisė qė kanė kryer duke provokuar zemėrimin tim, duke shkuar tė djegin temjan dhe t`u shėrbejnė perėndive tė tjera, qė as ata as etėrit tuaj nuk kishin njohur kurrė. 

4

  Megjithatė unė ju kam dėrguar tėrė shėrbėtorėt e mi, profetėt, me urgjencė e kėmbėngulje pėr t`ju thėnė: "Oh, mos e bėni kėtė gjė tė neveritshme qė unė e urrej". 

5

  Por ata nuk dėgjuan as i vunė veshin qė tė tėrhiqen nga ligėsia e tyre, dhe tė heqin dorė nga djegia e temjanit perėndive tė tjera. 

6

  Prandaj tėrbimi im, zemėrimi im u derdhėn dhe u pėrhapėn nė qytetet e Judės dhe nė rrugėt e Jeruzalemit, qė janė bėrė tė shkreta dhe tė braktisura, ashtu siē janė edhe sot". 

7

  Por tani kėshtu thotė Zoti, Perėndia i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Pse kryeni kėtė tė keqe tė madhe kundėr vetes suaj, duke shkaktuar shfarosjen tuaj nė mes tė Judės, burra dhe gra, fėmijė dhe foshnja, kėshtu qė tė mos ngelet prej jush asnjė mbetje? 

8

  Pse provokoni zemėrimin tim me veprėn e duarve tuaja, duke u djegur temjan perėndive tė tjera nė vendin e Egjiptit ku keni ardhur tė banoni? Kėshtu do tė shfaroseni dhe do tė bėheni njė mallkim dhe njė turp pėr tė gjitha kombet e dheut. 

9

  A keni harruar vallė ligėsitė e etėrve tuaj, ligėsitė e mbretėrve tė Judės, ligėsitė e bashkėshorteve tė tyre, ligėsitė tuaja dhe ligėsitė e kryera nga bashkėshortet tuaja nė vendin e Judės dhe nėpėr rrugėt e Jeruzalemit? 

10

  Deri mė sot nuk janė penduar, as kanė patur frikė, as kanė ecur sipas ligjit tim dhe statuteve tė mia, qė unė kam vėnė para jush dhe etėrve tuaj". 

11

  Prandaj kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: "Ja, unė e kthej fytyrėn time kundėr jush pėr tė keqen tuaj dhe pėr tė shkatėrruar tėrė Judėn. 

12

  Do tė marr pjesėn qė ka mbetur nga Juda qė nguli kėmbė tė vinte nė vendin e Egjiptit pėr tė banuar atje; ata do tė konsumohen tė gjithė dhe do tė bien nė vendin e Egjiptit. Do tė konsumohen nga shpata dhe nga uria, nga mė i vogli deri tek mė i madhi; do tė vdesin nga shpata dhe nga uria dhe do tė bėhen objekt nėme, habije, mallkimi dhe turpi. 

13

  Do tė dėnoj ata qė banojnė nė vendin e Egjiptit, ashtu si dėnova Jeruzalemin me shpatėn, me urinė dhe me murtajėn. 

14

  Nuk do tė shpėtojė as do tė shmanget nga rreziku askush nga mbetje e Judės, qė ka ardhur pėr tė banuar nė vendin e Egjiptit, pėr t`u kthyer pastaj nė vendin e Judės, ku ata dėshirojnė fort tė kthehen pėr tė banuar, por ata nuk do tė kthehen me pėrjashtim tė disa tė shpėtuarve". 

15

  Atėherė tėrė burrat qė dinin se bashkėshortet e tyre u digjnin temjan perėndive tė tjera dhe tėrė gratė e pranishme, njė turmė e madhe, dhe tėrė populli qė banonte nė vendin e Egjiptit, nė Pathros, iu pėrgjigjėn Jeremias, duke thėnė: 

16

  "Sa pėr fjalėn qė na ke thėnė nė emėr tė Zotit, nuk do tė tė dėgjojmė, 

17

  por kemi ndėrmend tė bėjmė ato qė kanė dalė nga goja jonė, duke i djegur temjan Mbretėreshės sė qiellit dhe duke derdhur libacione siē kemi bėrė ne dhe etėrit tanė, mbretėrit tanė dhe princat tanė nė qytetet e Judės dhe nėpėr rrugėt e Jeruzalemit, sepse atėherė kishim bukė me shumicė, ishim mirė dhe nuk shikonim asnjė fatkeqėsi. 

18

  Por qė kur nuk djegim mė temjan pėr Mbretėreshėn e qiellit nuk derdhim mė libacione pėr tė, na mungon ēdo gjė dhe jemi konsumuar nga shpata dhe uria". 

19

  Gratė shtuan: "Kur djegim temjan pėr Mbetėreshėn e qiellit dhe i derdhim libacione, vallė ėshtė pa pėlqimin e burrave qė i pėrgatisim ėmbėlsira me fytyrėn e saj dhe i derdhim libacione?". 

20

  Atėherė Jeremia i foli tėrė popullit, burrave, grave dhe gjithė njerėzve qė i ishin pėrgjigjur nė atė mėnyrė dhe tha: 

21

  "A nuk u kujtua vallė Zoti dhe nuk i erdhi ndėr mend temjani qė keni djegur nė qytetet e Judės dhe nėpėr rrugėt e Jeruzalemit ju, etėrit tuaj, mbretėrit tuaj, princat tuaj dhe populli i vendit? 

22

  Zoti nuk mundi ta durojė mė pėr shkak tė ligėsisė sė veprimeve tuaja dhe tė gjėrave tė neveritshme qė keni kryer. Prandaj vendi juaj ėshtė shkretuar, ėshtė bėrė njė objekt habie, njė mallkim dhe s`ka asnjė banor, siē ėshtė akoma sot. 

23

  Sepse ju keni djegur temjan dhe sepse keni mėkatuar kundėr Zotit dhe nuk keni dėgjuar zėrin e Zotit dhe nuk keni ecur sipas ligjit tė tij, statuteve tė tij dhe porosive tė tij, prandaj ju ra kjo fatkeqėsi, siē shihet sot". 

24

  Pastaj Jeremia i tha tėrė popullit dhe tėrė grave: "Dėgjoni fjalėn e Zotit, o ju tė gjithė nga Juda, qė ndodheni nė vendin e Egjiptit. 

25

  Kėshtu thotė Zoti i ushtrive, Perėndia i Izraelit: Ju dhe bashkėshortet tuaja e keni thėnė me gojėn tuaj dhe e keni kryer me duart tuaja, duke thėnė: "Ne duam tė mbajmė betimet qė kemi bėrė, duke djegur temjan pėr Mbretėreshėn e qiellit dhe duke i derdhur libacione". Po, ju me siguri do tė mbani betimet tuaja dhe do ti pėrmbushni betimet tuaja. 

26

  Prandaj dėgjoni fjalėn e Zotit, o ju tė gjithė nga Juda qė banoni nė vendin e Egjiptit: Ja, unė jam betuar pėr emrin tim tė madh, thotė Zoti, qė nė tė gjithė vendin e Egjiptit emri im nuk do tė pėrmendet nga goja e asnjė personi nga Juda qė tė thotė: "Zoti, Zoti rron!". 

27

  Ja, unė i kam kujdes ata pėr tė keqen e tyre dhe jo pėr tė mirėn e tyre; dhe tėrė njerėzit e Judės qė ndodhen nė vendin e Egjiptit do tė vdesin nga shpata dhe nga uria, deri nė shkatėrrimin e plotė tė tyre. 

28

  Megjithatė njė numėr i vogėl tė shpėtuarish nga shpata do tė kthehet nga vendi i Egjiptit nė vendin e Judės. Kėshtu gjithė ata qė kanė mbetur nga Juda, qė kanė ardhur nė vendin e Egjiptit pėr tė banuar, do tė mėsojnė cila fjalė do tė plotėsohet, imja apo ajo e tyre. 

29

  Dhe kjo do tė jetė pėr ju shenja, thotė Zoti, qė unė do t`ju ndėshkoj nė kėtė vend nė mėnyrė qė tė dini qė fjalėt e mia kundėr jush do tė plotėsohen me tė vėrtetė pėr fatin tuaj tė keq". Kėshtu thotė Zoti: 

30

  "Ja, unė do ta jap Faraonin Hofra, mbretin e Egjiptit, nė dorė tė armiqve tė tij, nė dorė tė atyre qė kėrkojnė jetėn e tij, ashtu siē e dhashė Sedekian, mbretin e Judės, nė dorė tė Nebukadnetsarit, mbretit tė Babilonisė, qė kėrkonte jetėn e tij". 

Jeremia 45

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: