Albanian Bible

Danieli 9

Danieli

Return to Index

Chapter 10

1

  Nė vitin e tretė tė Kirit, mbretit tė Persisė, njė fjalė iu njoftua Danielit, qė quhej Beltshatsar. Kjo fjalė ėshtė e vėrtetė dhe konflikti i gjatė. Ai e kuptoi fjalėn dhe e mori vesh vegimin. 

2

  Nė atė kohė, unė, Danieli, mbajta zi pėr tri javė tė plota. 

3

  Nuk hėngra ushqime tė zgjedhura, nuk futa nė gojėn time as mish as verė dhe nuk u vajosa aspak, deri sa kaluan tri javė tė plota. 

4

  Ditėn e njėzetekatėrt tė muajit tė parė, ndėrsa isha nė bregun e lumit tė madh, qė ėshtė Tigri, 

5

  ngrita sytė dhe shikova, dhe ja, njė njeri i veshur me rroba liri, me njė brez tė artė tė Ufazit. 

6

  Trupi i tij ishte i ngjashėm me topazin, fytyra e tij kishte pamjen e rrufesė, sytė e tij ishin si pishtarė flakėrues, krahėt e tij dhe kėmbėt e tij dukeshin si prej bronzi tė llustruar dhe tingulli i fjalėve tė tij ishte si zhurma e njė turme. 

7

  Vetėm unė, Danieli, pashė vegimin, kurse njerėzit qė ishin me mua nuk e panė vegimin, por njė tmerr i madh ra mbi ta dhe ata ia mbathėn qė tė fshihen. 

8

  Kėshtu mbeta vetėm tė vėrej kėtė vegim tė madh. Nuk mė mbeti kurrfarė force; ēehrja e bukur ndryshoi nė tė zbehtė dhe forcat e mia u ligėshtuan. 

9

  Megjithatė dėgjova zėrin e fjalėve tė tij; por, duke dėgjuar zėrin e fjalėve tė tij, rashė nė njė gjumė tė thellė me fytyrė pėr tokė. 

10

  Por ja, njė dorė mė preku dhe bėri qė unė tė rri duke u dridhur i tėri mbi gjunjėt dhe mbi pėllėmbėt e duarve. 

11

  Pastaj mė tha: "Daniel, njeri shumė i dashur, kupto fjalėt qė po tė them dhe ēohu mė kėmbė, sepse tani mė kanė dėrguar te ti". Kur mė tha kėtė fjalė, unė u ēova mė kėmbė duke u dridhur i tėri. 

12

  Atėherė ai mė tha: "Mos ki frikė, Daniel, sepse qė ditėn e parė qė vendose nė zemrėn tėnde tė kuptoje dhe tė pėruleshe para Perėndisė tėnd, fjalėt e tua u dėgjuan dhe unė erdha si pėrgjigje e fjalėve tė tua. 

13

  Por princi i mbretėrisė sė Persisė mė kundėrshtoi njėzetenjė ditė; por ja, Mikaeli, njė nga princat e parė, mė erdhi nė ndihmė, sepse kisha mbetur atje me mbretin e Persisė. 

14

  Dhe tani kam ardhur tė tė bėj tė kuptosh atė qė do t`i ndodhė popullit tėnd nė mbarim tė ditėve; sepse vegimi ka tė bėjė me njė kohė tė ardhme". 

15

  Ndėrsa mė fliste nė kėtė mėnyrė, ula fytyrėn pėr tokė dhe mbylla gojėn. 

16

  Dhe ja, dikush qė i ngjante njė biri njeriu mė preku buzėt. Atėherė hapa gojėn, fola dhe i thashė atij qė mė rrint pėrpara: "Imzot, pėr kėtė vegim mė kanė zėnė spazmat dhe fuqitė m`u ligėshtuan. 

17

  Dhe si mund tė fliste njė shėrbėtor i tillė i zotit tim me njė imzot tė tillė, sepse tani fuqitė mė kanė braktisur dhe mė mungon madje edhe frymėmarrja?". 

18

  Atėherė ai qė i ngjante njė njeriu mė preku pėrsėri dhe mė dha fuqi, 

19

  dhe tha: "O njeri qė tė duan shumė, mos ki frikė, paqja ėshtė me ty; mblidh forcat e tua, po, mblidh forcat e tua". Mbasi mė foli, unė fitova forcė dhe i thashė: "Le tė flasė zoti im, sepse ti mė ke dhėnė forcė". 

20

  Pastaj mė tha: "A e di pėrse kam ardhur kėtu pranė teje? Tani do tė kthehem tė luftoj kundėr princit tė Persisė; dhe kur tė dal, ja, do tė vijė princi i Javanit. 

21

  Por unė do tė tė bėj tė njohur atė qė ėshtė shkruar nė librin e sė vėrtetės; dhe nuk ka njeri qė tė sillet trimėrisht me mua kundėr tyre pėrveē Mikaelit, princit tuaj". 

Danieli 11

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: