Albanian Bible

Zakaria 14

Malakia

Return to Index

Chapter 1

1

  Orakulli i fjalės tė Zotit iu drejtua Izraelit me anė tė Malakias. 

2

  "Unė ju kam dashur", thotė Zoti. Por ju thoni: "Si na ke dashur?". "Vallė Ezau nuk ishte vėllai i Jakobit?", thotė Zoti. "Megjithėatė unė e kam dashur Jakobin 

3

  dhe e kam urryer Ezaun; malet e tij i kam kthyer nė shkreti dhe trashėgiminė e tij ua kam dhėnė ēakejve tė shkretėtirės. 

4

  Edhe sikur Edomi tė thotė: "Ne u shkatėrruam, por do tė rifillojmė ndėrtimin e vendeve tė shkretuara"", kėshtu thotė Zoti i ushtrive, "ata do tė rindėrtojnė, por unė do tė shemb; dhe do tė emėrtohen Territori i paudhėsisė dhe populli kundėr tė cilit Zoti do tė jetė pėrjetė i indinjuar. 

5

  Sytė tuaj do tė shikojnė dhe ju do tė thoni: "Zoti u pėrlėvdua pėrtej kufijve tė Izraelit"". 

6

  "Njė bir nderon tė atin dhe njė shėrbėtor zotin e tij. Nė se unė, pra, jam ati, ku ėshtė nderi im? Dhe nė se jam zot, ku ma kanė frikėn?", iu thotė Zoti i ushtrive juve, priftėrinjve, "qė pėrbuzni 

7

  Ju ofroni mbi altarin tim ushqime tė ndotura, dhe megjithatė thoni: "Nė ē`mėnyrė tė kemi ndotur?". Kur thoni: "Tryeza e Zotit ėshtė e pėrbuzshme". 

8

  Kur ofroni pėr flijim njė kafshė tė verbėr, a nuk ėshtė keq? Kur ofroni njė kafshė tė ēalė ose tė sėmurė, nuk ėshtė keq? Paraqite, pra, te qeveritari yt. A do tė jetė i kėnaqur prej teje? Do tė tė pranojė me kėnaqėsi?", thotė Zoti i ushtrive. 

9

  Tani, pra, kėrkoni favorin e Perėndisė, qė ai tė ketė mėshirė pėr ne. "Duart tuaja e kanė bėrė kėtė, a do t`ju pranojė vallė me kėnaqėsi?", thotė Zoti i ushtrive. 

10

  "Oh, sikur tė paktėn dikush prej jush t`i mbyllte dyert! Atėherė nuk do ta ndiznit zjarrin kot mbi altarin tim. Unė nuk kam asnjė kėnaqėsi me ju", thotė Zoti i ushtrive, "dhe as qė pėlqej ēfarėdo oferte nga duart tuaja. 

11

  Sepse, qė nga lind dielli e deri atje ku perėndon, emri im do tė jetė i madh midis kombeve dhe nė ēdo vend do t`i ofrohet temjan emrit tim dhe njė blatim i pastėr, sepse emri im do tė jetė i madh midis kombeve", thotė Zoti i ushtrive. 

12

  "Por ju e pėrdhosni kur thoni: "Tryeza e Zotit ėshtė e ndotur dhe fryti i saj, domethėnė ushqimi i saj, ėshtė i pėrbuzshėm". 

13

  Ju thoni gjithashtu: "Ah, sa u lodhėm!", dhe e trajtoni me pėrēmim", thotė Zoti i ushtrive. "Kėshtu ju sillni kafshė tė vjedhura, tė ēala ose tė sėmura; kjo ėshtė oferta qė sillni. A do tė mund ta pranoja nga duart tuaja?", thotė Zoti. 

14

  Mallkuar qoftė hileqari qė ka njė mashkull nė kopenė e tij dhe bėnė njė premtim solemn, por flijon pėr Zotin njė kafshė me tė meta. Sepse unė jam njė Mbret i madh", thotė Zoti i ushtrive, "dhe emri im ėshtė i tmerrshėm midis kombeve". 

Malakia 2

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: