Albanian Bible

Mateu 19

Mateu

Return to Index

Chapter 20

1

  ``Mbretėria e qiejve i ngjan, pra, njė zot shtėpie, qė doli herėt nė mėngjes pėr tė pajtuar me mėditje punėtorė pėr vreshtin e vet. 

2

  Mbasi ra nė ujdi me punėtorėt pėr njė denar nė ditė, i dėrgoi nė vreshtin e vet. 

3

  Pastaj doli rreth orės sė tretė dhe pa tė tjerė qė rrinin nė shesh, tė papunė. 

4

  Dhe u tha atyre: "Shkoni edhe ju nė vresht dhe unė do t`ju jap sa ėshtė e drejtė". Dhe ata shkuan. 

5

  Doli pėrsėri rreth orės sė gjashtė dhe orės sė nėntė dhe bėri po ashtu. 

6

  Kur doli pėrsėri rreth orės njėmbėdhjetė, gjeti disa tė tjerė, tė papunė, dhe u tha: "Pėrse rrini gjithė ditėn kėtu pa bėrė asgjė?". 

7

  Ata i thanė: "Sepse askush nuk na ka marrė me mėditje". Ai u tha atyre: "Shkoni edhe ju nė vresht dhe do tė merrni aq sa ėshtė e drejtė". 

8

  Kur erdhi mbrėmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit tė vet: "Thirri punėtorėt dhe jepu mėditjen e tyre, duke filluar nga ata tė fundit e deri te tė parėt". 

9

  Dhe kur erdhėn ata tė orės njėmbėdhjetė, morėn nga njė denar secili. 

10

  Kur erdhėn tė parėt, menduan se do tė merrnin mė shumė, por edhe ata morėn nga njė denar secili. 

11

  Duke e marrė, murmurisnin kundėr zotit tė shtėpisė, 

12

  duke thėnė: "Kėta tė fundit punuan vetėm njė orė, dhe ti i trajtove si ne qė hoqėm barrėn dhe vapėn e ditės". 

13

  Por ai duke u pėrgjigjur i tha njerit prej tyre: "Mik, unė nuk po tė ha hakun; a nuk re nė ujdi me mua pėr njė denar? 

14

  Merr atė qė tė takon ty dhe shko; por unė dua t`i jap kėtij tė fundit aq sa ty. 

15

  A nuk mė lejohet tė bėj me timen ē`tė dua? Apo bėhesh sylig, sepse unė jam i mirė?". 

16

  Kėshtu tė fundit do tė jenė tė parėt dhe tė parėt tė fundit, sepse shumė janė tė thirrur, por pak janė tė zgjedhur``. 

17

  Pastaj, kur Jezusi po ngjitej nė Jeruzalem, i mori mėnjanė tė dymbėdhjetė dishepujt gjatė rrugės dhe u tha atyre: 

18

  ``Ja, ne ngjitemi nė Jeruzalem dhe Biri i njeriut do t`u dorėzohet krerėve tė priftėrinjve dhe skribėve, dhe ata do ta dėnojnė me vdekje. 

19

  Do t`ua dorėzojnė pastaj nė duart e paganėve qė ta tallin, ta fshikullojnė dhe ta kryqėzojnė; por ai ditėn e tretė do tė ringjallet``. 

20

  Atėherė nėna e bijve tė Zebedeut iu afrua bashkė me bijtė e vet, ra pėrmbys para tij dhe i kėrkoi diēka. 

21

  Dhe ai i tha: ``Ēfarė do?``. Ajo u pėrgjigj: ``Urdhėro qė kėta dy bijtė e mi tė ulen njeri nė tė djathtėn dhe tjetri nė tė majtėn nė mbretėrinė tėnde``. 

22

  Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur tha: ``Ju nuk dini ēfarė kėrkoni; a mund ta pini ju kupėn qė unė do tė pi dhe tė pagėzoheni me pagėzimin me tė cilin unė do tė pagėzohem? Ata i thanė: ``Po, mundemi``. 

23

  Atėherė ai u tha atyre: ``Ju me tė vėrtetė do ta pini kupėn time dhe do tė pagėzoheni me pagėzimin me tė cilin unė do tė pagėzohem; por nuk ėshtė nė dorėn time qė tė uleni nė tė djathtėn time ose nė tė majtėn time, por u ėshtė rezervuar atyre, tė cilėve u ėshtė pėrgatitur nga Ati im``. 

24

  Kur i dėgjuan kėto fjalė, tė dhjetėt tė tjerėt u indinjuan kundėr tė dy vėllezėrve. 

25

  Dhe Jezusi i thirri ata pranė vetes dhe u tha: ``Ju e dini se tė parėt e kombeve i sundojnė ato dhe tė mėdhenjtė pėrdorin pushtet mbi ato, 

26

  por midis jush kėshtu nuk do tė ndodhė; madje secili prej jush qė do tė dojė tė bėhet i madh, qoftė shėrbėtori juaj; 

27

  dhe kushdo prej jush qė do tė dojė tė jetė i pari, qoftė skllavi juaj. 

28

  Sepse edhe Biri i njeriut nuk erdhi qė t`i shėrbejnė, por pėr tė shėrbyer dhe pėr tė dhėnė jetėn e tij si ēmim pėr shpengimin e shumė vetėve. 

29

  Kur po dilnin nga Jeriko, njė turmė e madhe e ndoqi. 

30

  Dhe ja, dy tė verbėr qė uleshin gjatė rrugės, kur dėgjuan se po kalonte Jezusi, filluan tė bėrtasin duke thėnė: ``Ki mėshirė pėr ne, Zot, Biri i Davidit``. 

31

  Por turma i qortoi qė tė heshtnin; por ata bėrtisnin edhe mė fort duke thėnė: ``Ki mėshirė pėr ne, Zot, Biri i Davidit!``. 

32

  Atėherė Jezusi ndaloi, i thirri dhe tha: ``Ēfarė doni tė bėj pėr ju?``. 

33

  Ata i thanė: ``Zot, tė na hapen sytė!``. 

34

  Dhe Jezusi pati mėshirė pėr ta dhe ua preku sytė e tyre; dhe nė atė ēast u erdhi drita e syve dhe ata e ndiqnin. 

Mateu 21

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: