Albanian Bible

Mateu 25

Mateu

Return to Index

Chapter 26

1

  Dhe ndodhi qė, mbasi Jezusi i mbaroi tė gjitha kėto fjalime, u tha dishepujve tė vet: 

2

  ``Ju e dini se pas dy ditėsh janė Pashkėt dhe Biri i njeriut do tė dorėzohet pėr t`u kryqėzuar``. 

3

  Atėherė krerėt e priftėrinjve, skribėt dhe pleqtė e popullit u mblodhėn nė pallatin e kryepriftit qė quhej Kajafa. 

4

  Edhe bėnin kėshillė pėr ta zėnė Jezusin me dredhi dhe ta vrasin; 

5

  por thonin: ``Jo gjatė festės, qė tė mos bėhet ndonjė trazirė nė popull``. 

6

  Tani, kur Jezusi ishte nė Betani, nė shtėpinė e lebrozit Simon, 

7

  iu afrua njė grua me njė alabastėr me vaj tė parfumuar shumė tė kushtueshėm, dhe ia derdhi mbi kokėn e tij, kur ai po rrinte nė tryezė. 

8

  Kur e panė kėtė gjė, dishepujt e tij u zemėruan dhe thanė: ``Pėrse gjithė ky shpenzim i kotė? 

9

  Ky vaj, nė fakt, mund tė shitej shumė shtrenjtė dhe paratė t`u jepeshin tė varfėrve``. 

10

  Por Jezusi e mori vesh dhe u tha atyre: ``Pse e shqetėsoni kėtė grua? Ajo kreu nė fakt njė vepėr tė mirė ndaj meje. 

11

  Sepse tė varfėrit do t`i keni pėrherė me ju, por mua nuk do tė mė keni pėrherė. 

12

  Sepse, duke derdhur kėtė vaj tė parfumuar mbi trupin tim, ajo e bėri pėr ta pėrgatitur trupin tim pėr varrim. 

13

  Nė tė vėrtetė unė po ju them se kudo qė do tė predikohet ky ungjill, nė gjithė botėn, do tė tregohet edhe ēfarė bėri kjo grua, nė pėrkujtim tė saj``. 

14

  Atėherė njė nga tė dymbėdhjetėt, me emėr Judė Iskarioti, shkoi te krerėt e priftėrinjėve, 

15

  dhe u tha atyre: ``Sa do tė mė jepni qė unė t`jua dorėzoj?``. Dhe ata i numėruan tridhjetė sikla argjendi. 

16

  Dhe qysh atėherė ai kėrkonte rastin e pėrshtatshėm pėr ta tradhtuar. 

17

  Tani ditėn e parė tė ndormėve, dishepujt iu afruan Jezusit dhe i thanė: ``Ku don tė shtrojmė pėr tė ngrėnė Pashkėn?``. 

18

  Dhe ai u pėrgjigj: ``Shkoni nė qytet te filani dhe i thoni: "Mėsuesi thotė: Koha ime ėshtė afėr; do tė bėj Pashkėn nė shtėpinė tėnde bashkė me dishepujt e mi"``. 

19

  Atėherė dishepujt bėnė ashtu si i kishte urdhėruar Jezusi dhe pėrgatitėn Pashkėn. 

20

  Dhe, kur u ngrys, ai u ul nė tryezė bashkė me tė dymbėdhjetėt; 

21

  dhe, ndėrsa po hanin, tha: ``Nė tė vėrtetė unė po ju them se njė nga ju do tė mė tradhtojė``. 

22

  Ata u pikėlluan shumė dhe secili prej tyrefilloi tė thotė: ``Mos jam unė; Zot?``. 

23

  Dhe ai duke u pėrgjigjur, tha: ``Ai qė ka ngjyer bashkė me mua dorėn nė ēanak, ai do tė mė tradhtojė. 

24

  Sikurse ėshtė shkruar pėr tė, Biri i njeriut pa tjetėr shkon; por mjerė ai njeri me anė tė tė cilit Biri i njeriut tradhtohet! Pėr tė do tė ishte mė mirė tė mos kishte lindur kurrė``. 

25

  Dhe Juda, ai qė do ta tradhtonte, e pyeti dhe tha: ``Rabbi, mos jam unė ai?``. Ai i tha: ``Ti po thua!``. 

26

  Dhe ndėrsa po hanin, Jezusi mori bukėn, e bekoi, e theu, dhe ua dha dishepujve dhe tha: ``Merrni, hani; ky ėshtė trupi im``. 

27

  Pastaj mori kupėn, dhe falenderoi, dhe ua dha atyre duke thėnė: ``Pini prej tij tė gjithė, 

28

  sepse ky ėshtė gjaku im, gjaku i besėlidhjes sė re, i cili ėshtė derdhur pėr shumė pėr faljen e mėkatėve. 

29

  Dhe unė po ju them, se qė tani e tutje unė nuk do tė pi mė nga ky fryt i hardhisė, deri nė atė ditė kur, bashkė me ju, do ta pi tė re nė mbretėrinė e Atit tim``. 

30

  Dhe, mbasi kėnduan himnin, dolėn jashtė te mali i Ullinjve. 

31

  Atėherė Jezusi u tha atyre: ``Kėtė natė tė gjithė ju do tė skandalizoheni pėr shkakun tim, sepse ėshtė shkruar: "Do tė godas bariun dhe delet e kopesė do tė shpėrndahen". 

32

  Por, mbasi tė jem ngjallur, do tė shkoj pėrpara jush nė Galile``. 

33

  Atėherė Pjetri duke u pėrgjigjur i tha: ``Edhe sikur tė gjithė tė skandalizohen pėr shkakun tėnd, unė nuk do tė skandalizohem kurrė!``. 

34

  Jezusi i tha: ``Nė tė vėrtetė po tė them se pikėrisht kėtė natė, para se tė kėndojė gjeli, ti do tė mė mohosh tri herė``. 

35

  Pjetri i tha: ``Edhe sikur tė duhej tė vdisja bashkė me ty, nuk do tė tė mohoj kurrsesi``. Po atė thanė edhe tė gjithė dishepujt. 

36

  Atėherė Jezusi shkoi bashkė me ta nė njė vend, qė quhej Gjetsemani, dhe u tha dishepujve: ``Uluni kėtu, ndėrsa unė po shkoi aty tė lutem``. 

37

  Dhe mori me vete Pjetrin dhe tė dy djemtė e Zebedeut, dhe filloi tė ndjeje trishtim dhe ankth tė madh. 

38

  Atėherė ai u tha atyre: ``Shpirti im ėshtė thellėsisht i trishtuar, deri nė vdekje; qėndroni kėtu dhe rrini zgjuar bashkė me mua``. 

39

  Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me fytyrė pėr tokė dhe lutej duke thėnė: ``Ati im, nė qoftė se ėshtė e mundur, largoje prej meje kėtė kupė; megjithatė, jo si dua unė, por si do ti``. 

40

  Pastaj u kthye te dishepujt dhe i gjeti qė flinin, dhe i tha Pjetrit: ``Po si, nuk mundėt tė vigjėloni me mua tė paktėn pėr njė orė? 

41

  Rrini zgjuar dhe lutuni, qė tė mos bini nė tundim; sepse fryma ėshtė gati, por mishi ėshtė i dobėt``. 

42

  U largua pėrsėri pėr herė tė dytė dhe u lut duke thėnė: ``Ati im, nė qoftė se nuk ėshtė e mundur qė kjo kupė tė largohet prej meje pa u pirė prej meje, u bėftė vullneti yt!``. 

43

  Pastaj u kthye dhe i gjeti pėrsėri qė flinin, sepse sytė u ishin rėnduar. 

44

  Dhe, mbasi i la ata, u largua pėrsėri dhe u lut pėr tė tretėn herė, duke thėnė tė njėjtat fjalė. 

45

  Pastaj u kthye te dishepujt e vet dhe u tha atyre: ``Tani vazhdoni tė flini dhe pushoni; ja erdhi ora, dhe Biri i njeriut do tė bjerė nė duart e mėkatarėve. 

46

  Ēohuni, tė shkojmė; ja, ai qė po mė tradhėton ėshtė afėr``. 

47

  Dhe ndėrsa ai ende po fliste, ja Juda, njė nga tė dymbėdhjetėt, erdhi, dhe bashkė me tė njė turmė e madhe me shpata dhe me shkopinj, e dėrguar nga krerėt e priftėrinjve dhe nga pleqtė e popullit. 

48

  Tani ai qė e tradhtonte u kishte dhėnė atyre njė shenjė, duke thėnė: ``Atė qė unė do tė puth, ai ėshtė; kapeni``. 

49

  Dhe menjėherė iu afrua Jezusit dhe i tha: ``Tungjatjeta, Mėsues!``. Dhe e puthi pėrzemėrsisht. 

50

  Dhe Jezusi i tha: ``Mik, ēfarė ke ardhur tė bėsh?``. Atėherė ata iu afruan, vunė duart mbi Jezusin dhe e zunė. 

51

  Dhe ja, njė nga ata qė ishte me Jezusin, zgjati dorėn, nxori shpatėn e vet, iu hodh shėrbėtorit tė kryepriftit dhe ia preu veshin. 

52

  Atėherė Jezusi i tha: ``Ktheje shpatėn nė vendin e vet, sepse tė gjithė ata qė rrokin shpatėn, prej shpate do tė vdesin. 

53

  A kujton ti, vallė, se unė nuk mund t`i lutem Atit tim, qė tė mė dėrgojė mė shumė se dymbėdhjetė legjione engjėjsh? 

54

  Po atėherė si do tė pėrmbusheshin Shkrimet, sipas tė cilave duhet tė ndodhė kėshtu?``. 

55

  Nė atė moment Jezusi u tha turmave: ``Ju dolėt tė mė zini mua me shpata dhe me shkopinj, si kundėr njė kusar; e pra, ēdo ditė isha ulur midis jush duke mėsuar nė tempull, dhe ju nuk mė kapėt. 

56

  Por tė gjitha kėto ndodhėn qė tė pėrmbushen Shkrimet e profetėve``. Atėherė tė gjithė dishepujt e lanė dhe ikėn. 

57

  Dhe ata qė e kishin arrestuar Jezusin e ēuan te Kajafa, kryeprifti, ku tashmė ishin mbledhur skribėt dhe pleqtė. 

58

  Dhe Pjetri e ndoqi nga larg deri nė pallatin e kryepriftit, dhe, mbasi hyri aty, u ul bashkė me rojet pėr tė parė fundin. 

59

  Tani krerėt e priftėrinjve, pleqtė dhe gjithė sinedri kėrkonin ndonjė dėshmi tė rreme kundėr Jezusit, pėr ta vrarė, 

60

  por nuk gjetėn asnjė; ndonėse u paraqitėn shumė dėshmitarė tė rremė, nuk e gjetėn. Por nė fund u paraqitėn dy dėshmitarė tė rremė, 

61

  tė cilėt thanė: ``Ky ka thėnė: "Unė mund ta shkatėrroj tempullin e Perėndisė dhe ta rindėrtoj pėr tri ditė"``. 

62

  Atėherė kryeprifti u ēua dhe i tha: ``Nuk po pėrgjigjesh fare pėr ēka po dėshmojnė kėta kundėr teje?``. 

63

  Por Jezusi rrinte nė heshtje. Dhe kryeprifti vazhdoi duke thėnė: ``Unė po tė pėrbej pėr Perėndinė e gjallė tė na thuash nė se ti je Krishti, Biri i Perėndisė``. 

64

  Jezusi i tha: ``Ti po thua! Madje unė po ju them se nė tė ardhmen ju do ta shihni Birin e njeriut duke ndėnjur nė tė djathtėn e Pushtetit, dhe duke ardhur mbi retė e qiellit``. 

65

  Atėherė kryeprifti ia shqeu rrobat e veta, duke thėnė: ``Ai blasfemoi; ē`na duhen mė dėshmitarėt? Ja, tani e dėgjuat blasfeminė e tij. 

66

  Si ju duket juve?``. Dhe ata, duke u pėrgjigjur, thanė: ``Ai ėshtė fajtor pėr vdekje!``. 

67

  Atėherė e pėshtynė nė fytyrė, e goditėn me shuplaka; dhe disa tė tjerė i ranė me grushta, 

68

  duke thėnė: ``O Krisht, profetizo! Kush tė ra?``. 

69

  Tani Pjetri ndėnji pėrjashta, nė oborr dhe njė shėrbėtore iu afrua duke thėnė: ``Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin``. 

70

  Por ai e mohoi pėrpara tė gjithėve, duke thėnė: ``Nuk di ē`po thua!``. 

71

  Dhe kur ai po dilte nė hajat, e pa atė njė shėrbėtore tjetėr dhe u tha tė pranishmėve: ``Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!``. 

72

  Por ai pėrsėri e mohoi me be, duke thėnė: ``Unė nuk e njoh atė njeri``. 

73

  Mbas pak edhe tė pranishmit iu afruan dhe i thanė Pjetrit: ``Sigurisht, edhe ti je njė nga ata, sepse e folura jote tė tradhton!``. 

74

  Atėherė ai nisi tė mallkojė dhe tė bėjė be, duke thėnė: ``Unė nuk e njoh atė njeri``. Dhe nė atė ēast kėndoi gjeli. 

75

  Atėherė Pjetri kujtoi atė qė i kishte thėnė Jezusi: ``Para se tė kėndojė gjeli, do tė mė mohosh tri herė``. Dhe ai doli pėrjashta dhe qau me hidhėrim. 

Mateu 27

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: