Albanian Bible

Mateu 26

Mateu

Return to Index

Chapter 27

1

  Kur erdhi mėngjesi, tė gjithė krerėt e priftėrinjve dhe pleqtė e popullit bėnin kėshill kundėr Jezusit pėr ta vrarė. 

2

  Dhe, mbasi e lidhėn, e ēuan dhe e dorėzuan nė duart e Ponc Pilatit, guvernatorit. 

3

  Atėherė Juda, qė e kishte tradhtuar, kur pa se e dėnuan Jezusin, u pendua dhe ua ktheu krerėve tė priftėrinjve dhe pleqve tė tridhjetė siklat prej argjendi, 

4

  duke thėnė: ``Mėkatova duke tradhtuar gjakun e pafaj``. Por ata thanė: ``Po ne ē`na duhet? Punė pėr ty!``. 

5

  Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi nė tempull, u largua dhe shkoi e u var nė litar. 

6

  Por krerėt e priftėrinjve i mblodhėn kėta denarė dhe thanė: ``Nuk ėshtė e ligjshme t`i vėmė nė thesarin e tempullit, sepse ėshtė ēmim gjaku``. 

7

  Dhe, mbasi bėnin kėshill, me kėtė denar blenė arėn e poēarit pėr varreza tė tė huajve. 

8

  Prandaj kėtė arė e quajtėn deri ditėn e sotme: "Ara e gjakut". 

9

  Atėherė u pėrmbush ē`ishte thėnė nga profeti Jeremia qė thotė: ``Dhe i morėn tė tridhjetė monedhat prej argjendi, ēmimin e atij qė e ēmuan, siē kishin ēmuar bijtė e Izraelit; 

10

  dhe i shpenzuan pėr arėn e poēarit, ashtu si mė urdhėroi Zoti``. 

11

  Dhe Jezusi qėndroi para guvernatorit; dhe qeveritari e pyeti duke thėnė: ``A je ti mbreti i Judenjve?``. Dhe Jezusi i tha: ``Ti po thua!``. 

12

  Pastaj krerėt e priftėrinjve dhe pleqtė e akuzuan, por ai nuk u pėrgjigjej fare. 

13

  Atėherė Pilati i tha: ``A nuk po dėgjon sa gjėra po dėshmojnė kundėr teje?``. 

14

  Por ai nuk iu pėrgjigj nė asnjė fjalė, kėshtu qė guvernatori u ēudit shumė. 

15

  Tani me rastin e festave guvernatori e kishte zakon t`i lironte popullit njė tė burgosur, atė qė populli kėrkonte. 

16

  Kishin nė ato kohė njė tė burgosur me nam, me emėr Baraba. 

17

  Kur u mblodhėn njerėzit, Pilati i pyeti ata: ``Kė doni t`ju liroj, Barabėn apo Jezusin, qė quhet Krisht?``. 

18

  Sepse ai e dinte mirė se atė ia kishin dorėzuar nga smira. 

19

  Dhe ndėrsa ai po rrinte nė gjykatė, gruaja e tij i ēoi fjalė: ``Mos u pėrziej aspak me ēėshtjen e atij tė drejti, sepse sot kam vuajtur shumė nė ėndėrr pėr shkak tė tij``. 

20

  Por krerėt e priftėrinjve dhe pleqtė ia mbushėn mendjan turmės qė tė kėrkonte Barabėn, dhe Jezusi tė vritej. 

21

  Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: ``Cilin nga tė dy doni qė t`ju liroj?``. Ata thanė: ``Barabėn!``. 

22

  Pilati u tha atyre: ``Ē`tė bėj, pra, me Jezusin, qė quhet Krisht?``. Tė gjithė i thanė: ``Tė kryqėzohet!``. 

23

  Por guvernatori tha: ``Po ē`tė keqe ka bėrė?``. Mirėpo ata po bėrtisnin edhe mė fort: ``Tė kryqėzohet!``. 

24

  Atėherė Pilati, duke parė se nuk po arrinte gjė, madje se trazimi po shtohej gjithnjė e mė shumė, mori ujė dhe i lau duart para turmės, duke thėnė: ``Unė jam i pafaj pėr gjakun e kėtij tė drejti; mendojeni ju``. 

25

  Dhe gjithė populli duke u pėrgjigjur tha: ``Le tė jetė gjaku i tij mbi ne dhe mbi fėmijėt tanė!``. 

26

  Atėherė ai ua liroi atyre Barabėn; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorėzoi, qė tė kryqėzohet. 

27

  Atėherė ushtarėt e guvernatorit, mbasi e ēuan Jezusin nė pretoriumin e guvernatorit, mblodhėn rreth tij gjithė kohortėn. 

28

  Dhe, pasi e zhveshėn, i hodhėn mbi trup njė mantel tė kuq. 

29

  Dhe i thurėn njė kurorė me ferra, ia vunė mbi krye dhe i dhanė njė kallam nė dorėn e djathtė; dhe, duke u gjunjėzuar pėrpara tij, e pėrqeshnin duke thėnė: ``Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!``. 

30

  Pastaj e pėshtynė, ia morėn kallamin dhe me tė i binin nė kokė. 

31

  Dhe, mbasi e pėrqeshėn, ia hoqėn mantelin dhe e veshėn me rrobat e tij; dhe e ēuan pėr ta kryqėzuar. 

32

  Dhe duke dalė, takuan njė njeri nga Kirena, qė quhej Simon, tė cilin e detyruan ta mbartė kryqin e Jezusit. 

33

  Dhe, kur arritėn nė vendin qė quhej Golgota, domethėnė "Vendi i kafkės", 

34

  i dhanė tė pijė uthull tė pėrzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte. 

35

  Mbasi e kryqėzuan, i ndanė me short rrobat e tij, qė tė pėrmbushej ē`ishte thėnė nga profeti: ``I ndanė ndėrmjet tyre rrobat e mia dhe hodhėn short mbi tunikėn time``. 

36

  Pastaj u ulėn dhe e ruanin. 

37

  Pėrmbi krye tė tij, i vunė gjithashtu motivacionin e shkruar tė dėnimit tė tij: ``KY ÉSHTÉ JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE``. 

38

  Atėhere u kryqėzuan bashkė me tė dy cuba, njeri nė tė djathtėn dhe tjetri nė tė majtėn. 

39

  Dhe ata qė kalonin andej e fyenin duke tundur kokėn, 

40

  dhe duke thėnė: ``Ti qė e shkatėrron tempullin dhe e rindėrton pėr tri ditė, shpėto vetveten; nė qoftė se je Biri i Perėndisė, zbrit nga kryqi!``. 

41

  Po ashtu, edhe krerėt e priftėrinjve, bashkė me skribėt dhe me pleqtė, duke e tallur, i thonin: 

42

  ``Ai i shpėtoi tė tjerėt dhe nuk mund tė shpėtojė vetveten; nė qoftė se ėshtė mbreti i Izraelit, le tė zbresė tani nga kryqi dhe ne do tė besojmė nė tė; 

43

  ai ka besuar nė Perėndinė; le ta lirojė tani nė qoftė se e do me tė vėrtetė, sepse ka thėnė: "Unė jam Biri i Perėndisė"``. 

44

  Po ashtu e fyenin edhe cubat qė ishin kryqėzuar me tė. 

45

  Qė nga ora gjashtė deri nė orėn nėntė errėsira e mbuloi gjithė vendin. 

46

  Rreth orės nėntė, Jezusi briti me zė tė lartė duke thėnė: ``Eli, Eli, lama sabaktani?``. Domethėnė: ``Perėndia im, Perėndia im, pėrse mė ke braktisur?``. 

47

  Dhe disa nga tė pranishmit, kur e dėgjuan, thanė: ``Ky po thėrret Elian``. 

48

  Dhe nė atė ēast njė nga ata vrapoi, mori njė sfungjer, e zhyti nė uthull dhe, mbasi e vuri nė majė tė njė kallami, ia dha pėr ta pirė. 

49

  Por tė tjerėt thonin: ``Lėre, tė shohim nė se do tė vijė Elia pėr ta shpėtuar``. 

50

  Dhe Jezusi bėrtiti edhe njė herė me zė tė lartė dhe dha frymė. 

51

  Dhe ja, veli i tempullit u shqye nė dy pjesė, nga maja e deri nė fund; toka u drodh dhe shkėmbinjtė u ēanė; 

52

  varret u hapėn dhe shumė trupa tė tė shenjtėve qė flinin u ringjallėn; 

53

  dhe, tė dalė nga varret mbas ringjalljes sė Jezusit, hynė nė qytetin e shenjtė dhe iu shfaqėn shumėkujt. 

54

  Tani centurioni dhe ata qė bashkė me tė ruanin Jezusin, kur panė tėrmetin dhe ngjarjet e tjera, u trembėn shumė dhe thanė: ``Me tė vėrtetė ky ishte Biri i Perėndisė!``. 

55

  Ishin aty edhe shumė gra qė vėrenin nga larg; ato e kishin ndjekur Jezusin qė nga Galilea pėr t`i shėrbyer; 

56

  midis tyre ishte Maria Magdalena, Maria, nėna e Jakobit dhe e Ioseut; dhe nėna e bijve tė Zebedeut. 

57

  Edhe si u ngrys, erdhi njė njeri i pasur nga Arimatea, me emėr Jozef, i cili ishte edhe vet dishepull i Jezusit. 

58

  Ai shkoi te Pilati dhe i kėrkoi trupin e Jezusit. Atėherė Pilati dha urdhėr qė t`ia dorėzonin trupin. 

59

  Dhe Jozefi, mbasi e mori trupin, e mbėshtolli me njė pėlhurė tė pastėr, 

60

  dhe e vendosi nė varrin e vet tė ri, qė ai kishte hapur nė shkėmb; pastaj rrokullisi njė gur tė madh nė hyrje tė varrit dhe u largua. 

61

  Dhe Maria Magdalena dhe Maria tjetėr rrinin aty, ulur pėrballė varrit. 

62

  Dhe tė nesėrmen, qė ishte mbas ditės sė Pėrgatitjes, krerėt e priftėrinjve dhe farisenjtė u mblodhėn te Pilati, 

63

  duke thėnė: ``Zot, na ra nė mend se ai mashtruesi, sa ishte gjallė, tha: "Pas tri ditėsh unė do tė ringjallem". 

64

  Prandaj urdhėro qė varri tė ruhet mirė deri nė ditėn e tretė, se mos vijnė dishepujt e tij natėn e ta vjedhin trupin dhe pastaj t`i thonė popullit: "U ringjall sė vdekuri"; kėshtu mashtrimi i fundit do tė ishte mė i keq se i pari``. 

65

  Por Pilati u tha atyre: ``Rojen e keni; shkoni dhe e siguroni varrin, si t`ju duket mė mirė``. 

66

  Dhe ata, pra, shkuan dhe e siguruan varrin dhe, pėrveē rojės, vulosėn gurin. 

Mateu 28

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: