Albanian Bible

Zbulesa 17

Zbulesa

Return to Index

Chapter 18

1

  Edhe pas kėtyre pashė njė engjėll tjetėr qė zbriste nga qielli, qė kishte pushtet tė madh; dhe dheu u ndriēua nga lavdia e tij. 

2

  Ai bėrtiti me forcė dhe me zė tė madh, duke thėnė: ``Ra, ra Babilona e madhja, dhe u bė vendbanimi i demonėve, dhe streha e ēdo fryme tė ndyrė, dhe streha e ēdo shpendi tė ndyrė dhe neveritshėm. 

3

  Sepse nga vera e mėrisė sė kurvėrimit tė saj kanė pirė tė gjitha kombet, dhe mbretėrit e dheut me tė u kurvėruan, dhe tregtarėt e dheut u pasuruan pėr shkak tė luksit tė saj tė shfrenuar``. 

4

  Pastaj dėgjova njė zė tjetėr nga qielli, duke thėnė: ``Dilni prej saj, o populli im, qė tė mos bėheni pjestarė tė mėkateve tė saj, dhe tė mos merrni nga plagėt e saj, 

5

  sepse mėkatet e saj janė grumbulluar dhe kanė arritur deri nė qiell, dhe Perėndia kujtoi paudhėsitė e saj. 

6

  Shpėrblejani atė qė ajo ju ka bėrė juve, pėrkundrazi, shpėrblejani dyfish sipas veprave tė saj; nė kupėn qė ajo derdhi derdhini dyfishin. 

7

  Nė masėn qė u vetlavdėrua ajo dhe shfreu nė epshe, nė atė masė i jepni asaj mundim dhe brenga, sepse ajo nė zemėr tė vet thotė: "Unė rri posi mbretėreshė, e ve nuk jam dhe brengė nuk do tė shoh". 

8

  Prandaj nė njė ditė tė vetme do tė vijnė plagėt e saj: vdekja, vaji dhe zia e bukės; edhe do tė digjet krejt nė zjarr, sepse i fuqishėm ėshtė Zoti Perėndia, ai qė e gjykon atė``. 

9

  Dhe do ta qajnė atė dhe do tė vajtojnė pėr tė mbretėrit e dheut, ata qė u kurvėruan me tė dhe u dhanė pas epsheve me tė, kur tė shohin tymin e zjarrit tė saj; 

10

  ata do tė qėndrojnė larg nga frika e mundimit tė saj, duke thėnė: ``Mjerė, mjerė Babilona, qyteti i madh, qyteti i fuqishėm, sepse nė njė moment erdhi gjyqi yt!``. 

11

  Edhe tregtarėt e dheut do tė qajnė dhe do tė vajtojnė pėr tė, sepse askush nuk do tė blejė mė mallrat e tyre: 

12

  mallra prej ari dhe argjendi, gurė tė ēmuar dhe margaritarė, pėlhura liri dhe purpri, mendafshi e tė kuqeje, dhe gjithfarė drurėsh erėmirė, e gjithfarė sendesh fildishi dhe druri shumė tė ēmuar, bronzi, hekuri dhe mermeri, 

13

  dhe kanellė, dhe parfume, vajra erėmirė, temian, verė, vaj, majė mielli, grurė, gjė e gjallė, dhen, kuaj, qerre, trupa e shpirtra njerėzish. 

14

  Dhe fryti i dėshirės sė shpirtit tėnd ikėn prej teje, dhe tė gjitha gjėrat e pasura dhe tė shkėlqyerat ikėn prej teje dhe ti nuk do t`i gjesh mė kurrė. 

15

  Tregtarėt e kėtyre gjėrave, qė u pasuruan prej saj, do tė rrijnė larg pėr shkak tė frikės sė mundimit tė saj, dhe do tė qajnė dhe do tė vajtojnė, 

16

  duke thėnė: ``Ah! Ah! Qyteti i madh, qė ishte veshur me li tė hollė, me tė purpurta e tė kuqe tė ndezur, dhe e stolisur me ar, dhe me gurė tė ēmuar dhe me margaritarė! Sepse nė njė moment u shkatėrrua njė pasuri kaq e madhe!``. 

17

  Tė gjithė kapitenėt, tė gjithė pasagjerėt dhe detarėt, dhe tė gjithė ata qė tregtojnė nėpėrmjet detit do tė qėndrojnė nga larg 

18

  dhe, duke parė tymin e zjarrit tė saj, do tė klithin: ``Cili qytet i pėrngjante kėtij qyteti tė madh?``. 

19

  Dhe do tė hedhin pluhur mbi kryet, do tė bėrtasin, duke qarė e duke vajtuar, duke thėnė: ``Ah! Ah! Qyteti i madh, nė tė cilėn u pasuruan tė gjithė ata qė kishin anije nė det nga mrekullia e saj, sepse pėr njė moment u shkretua! 

20

  Gėzohu pėrmbi tė, o qiell, dhe ju apostuj tė shenjtė dhe profetė, sepse Perėndia duke e gjykuar vuri nė vend drejtėsinė``. 

21

  Dhe njė engjėll i fuqishėm ngriti njė gur tė madh me pėrmasat sa njė mokėr dhe e hodhi nė det, duke thėnė: ``Me tė njėjtin vrull do tė hidhet Babilona, qyteti i madh, dhe nuk do tė gjendet mė; 

22

  dhe zėri i harpistėve, i muzikantėve, i fyelltarėve dhe borizanėve nuk do tė dėgjohet mė te ti; dhe ēdo mjeshtėr i ēfarėdo eksperti i arteve nuk do tė gjendet mė te ti, dhe nuk do tė dėgjohet mė te ti zėri i gurit tė mullirit. 

23

  Dhe dritė llambe nuk do tė ndriēojė mė nė ty; edhe zė dhėndri dhe nuseje nuk do tė dėgjohet mė te ti; sepse tregtarėt e tu ishin tė mėdhenjtė e dheut, sepse gjithė kombet u mashtruan me magjinė tėnde. 

24

  Sepse nė tė u gjet gjak profetėsh dhe shenjtorėsh, dhe i gjithė atyre qė janė vrarė mbi dhe``. 

Zbulesa 19

 

 

 

Please Click the Ads.

Clicking the Ads helps us to keep this free Bible website open for everyone.

Thanks!

 

 

 

HTMLBible Software - Public Domain Software by johnhurt.com

 


Other Items are Available At These Sites: